Këshilli Vendor i Sigurisë Publike zhvillon takimin e parë të vitit me të rinjtë
Bashkia Elbasan ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, duke e nisur ciklin e bashkëbisedimeve me të rinjtë e qytetit dhe përfaqësues të Këshillit Rinor. Tryeza mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe të rinj, me fokus forcimin e sigurisë publike dhe përfshirjen aktive të rinisë në çështjet e sigurisë. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë Elbasan, dhe njëkohësisht kryetar i KVSP Gledian Llatja, theksoi se siguria publike mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes vendore, duke nënvizuar përmirësimin e ndjeshëm të situatës në komunitet. “Sot, mbi 92% e qytetarëve ndihen të sigurt, një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me vitet e mëparshme. Ky perceptim është një tregues konkret i stabilitetit, rendit dhe përmirësimit të...
Burimi:
kohajone.com