Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

Këshilli i Europës sugjeron se një reforme e re territoriale në Shqipëri duhet të fokusohet tek decentralizimi i mëtejshëm i qeverisjes vendore në kompetenca dhe funksione si dhe  mbështetje financiare më e lartë dhe e barabartë për njësitë –  sugjerime që bien në kundërshtim me planet e qeverisë për një centralizim të mëtejshëm të këtij pushteti duke propozuar më pak bashki. Një raport paraprak monitorimi mbi zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, i përgatitur nga raportuesit Anders Knape dhe Sören Schumacher, sugjeron që çdo ndryshim i hartës administrative të bazohet në konsultim real me pushtetin vendor dhe komunitetet lokale, pasi të jetë vlerësuar me kujdes reforma e vitit 2014. Një dekadë pas kësaj reforme, mazhoranca socialiste hodhi në publik një studim analitik...