Këshilli Bashkiak miraton transferimin e fondeve për dy investime të rëndësishme infrastrukturore

Këshilli Bashkiak miraton transferimin e fondeve për dy investime të rëndësishme infrastrukturore

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak është miratuar projektvendimi për transferimin e fondeve nga buxheti i vitit 2026 në buxhetin afatmesëm 2027–2028, me qëllim financimin e dy investimeve të rëndësishme për komunitetin.Bëhet fjalë për, ndërhyrjen në segmentin rrugor nga rotonda e Varrezave të Reja deri në lidhje me rrugën “Nos Josifi”, si edhe rivitalizimin urban të shesheve në anën veriore të Unazës Jugore.Sipas vendimit, Bashkia ka përcaktuar që projekti të financohet në tre vite buxhetore, duke alokuar 20% të fondit në buxhetin e vitit 2026 dhe diferencën në projektbuxhetin afatmesëm 2027–2028. Ky planifikim financiar synon garantimin e zbatimit të plotë të investimeve pa rënduar buxhetin vjetor.Kërkesa për financim është paraqitur nga Drejtoria e Projektimit Urban, e cila ka përfunduar projektet finale, si dhe nga...