Këshilli Bashkiak Elbasan miraton marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin e eficiencës së energjisë
Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Transformimi Ligjor dhe Rregullator për Eficencë të Përmirësuar të Energjisë”, një nismë që synon forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për menaxhimin e energjisë së rinovueshme në nivel vendor. Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve me partnerë strategjikë dhe sigurimit të granteve në fusha që lidhen me eficiencën e energjisë dhe klimën, Bashkia Elbasan ka aplikuar pranë OSF Western Balkans në përputhje me objektivat e saj për rritjen e eficiencës energjetike dhe veprimit klimatik, të harmonizuara me Marrëveshjen e Asocimit të Shqipërisë me programet Horizon Europe. Si rezultat i këtij aplikimi, Bashkia Elbasan është shpallur fituese e grantit. Projekti synon hartimin e modeleve të standardizuara për menaxhimin e energjisë së gjeneruar nga...
Burimi:
kohajone.com