Kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish kërkesën e Ilir Metës

Kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish kërkesën e Ilir Metës

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për tu liruar nga qelia. Me një vendim të 23 prillit, Gjykata e Lartë e zhbëri vendimin e Apelit dhe e riktheu për rishqyrtim kërkesën e Metës për një masë më të lehtë sigurie, por kërkesa iu rrëzua sërish nga gjyqtarja Saida Dollani. Ndërkohë, po sot në GJKKO do të shqyrtohet një tjetër kërkesë e Ilir Metës, i cili kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore prej 50 mijë eurosh. Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.