Kërkoi rikthimin në burg të partneres së Safet Bajrit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK

Kërkoi rikthimin në burg të partneres së Safet Bajrit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme kërkoi rikthimin në masën “arrest me burg” të Eria Agos, partneres së Safet Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundërshtoi lirimin nga qelia të ish të dashurës së Safet Bajrit më 20 nëntor 2025 nga Apeli i GJKKO-së, e cila aktualisht ndodhet në masën “arrest shtëpie”. E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26 shkurt të vitit 2025.  E reja, ish-miss, ka mohuar çdo akuzë lidhur me përfshirjen e saj në vrasjen e Fatbardh Licit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin. Top Channel