Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO rrëzon kërkesën e Metës

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO rrëzon kërkesën e Metës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk ka pranuar kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë. Meta kishte paraqitur më 2 mars 2026 një kërkesë pranë gjykatës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, vendosi të shpallë të papranueshme kërkesën. Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, përfshirë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit. Hetimi i SPAK ka dërguar ish-presidentin në...