“Kërkesat e opozitës mbeten pa përgjigje”, Bardhi: Shumica po zhbën Kuvendin për të shmangur kontrollin

“Kërkesat e opozitës mbeten pa përgjigje”, Bardhi: Shumica po zhbën Kuvendin për të shmangur kontrollin

Në Tryezën e nivelit të lartë “Forcimi i Qeverisjes Demokratike dhe Ndryshimit Transformues”, të organizuar nga Ambasada Britanike në Shqipëri dhe Westminster Foundation for Democracy, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti shqetësime mbi funksionimin e demokracisë dhe rolin e Kuvendit në vend. Gjatë fjalës së tij, Bardhi përmendi kufizimin e hapësirës së debatit, mungesën e transparencës në proceset vendimmarrëse dhe përdorimin e shumicës parlamentare për të shmangur kontrollin efektiv. Postimi i plotë:Gjatë fjalës time në Tryezën e nivelit të lartë “Forcimi i Qeverisjes Demokratike dhe Ndryshimit Transformues” , të organizuar nga Ambasada Britanike dhe WMF për Demokraci, ndër të tjera theksova se:Demokracia nuk është një gjendje e dhënë njëherë e përgjithmonë. Ajo është një proces që kërkon vigjilencë të përditshme, institucione...