Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, GJKKO rrëzon Metën, pranon aksesimin e provave në USB
Ka nisur seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kyemadhi. Edhe në seancën e sotme Meta ka bërë kërkesë në gjykatë për transmetim live të gjyqit dhe daljen e tij nga kafazi i xhamit. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, gjykata i ka refuzuar të dyja kërkesat ndërsa ka pranuar vetëm kërkesën për aksesimin e provave digjitale. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv