Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur në kuadër të hetimeve për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Tiranës. Pasi përfaqësuesit e kryeministrit, presidentit dhe SPAK parashtruan argumentet e tyre, Kushtetuesja u tërhoq për vendim. Ndërkohë, GJKKO vendosi të mos merrte pjesë. E mbledhur në fund të vitit të kaluar, Kushtetuesja vendosi të ngrijë vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila nga ana e saj kishte vendosur pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërkohë që në seancën e sotme do të shqyrtojë në themel kërkesën e kryeministrit.
Burimi:
opinion.al