Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Ballukun
Kërkesa e prokurorit Dritan Prençi drejtuar kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut tregon se në përballjen me qeverinë e Edi Ramës, SPAK nuk po tërhiqet. Përkundrazi, dokumenti që është siguruar nga Lapsi.al tregon një qasje të përshkallëzuar, zgjerim të hetimit, shtim të akuzave, rëndim të pozitës penale të zv kryeministres dhe, për pasojë një ekspozim gjithnjë e më të hapur të kryeministrit si mbrojtës politik i saj. Ajo që bie në sy në dokumentin me pak faqe drejtuar kuvendit, është ajo që prokurori Dritan Prençi e përshkruan si “një personalitet që mund të kryejë krime të rënda”, me rrezik real për hetimin, për provat dhe për interesin publik të Belinda Ballukut. Hetim në arkivat e tenderave dhe PPP e rrugëve Në fillim hetimi...