Këlliçi për vendimin e PS mbi imunitetin e Ballukut: Rama ka frikë se hetimi shkon deri te zyra e tij

Këlliçi për vendimin e PS mbi imunitetin e Ballukut: Rama ka frikë se hetimi shkon deri te zyra e tij

Sot grupi parlamentar i PS, u vendos që nuk do të aprovohet kërkesa e SPAK-ut në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ky qëndrim u mbështet edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se në këtë rast nuk ka akuza për korrupsion, por vetëm dyshime që lidhen me pabarazi në tendera. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi e cilësoi vendimin e shumicës si një mbrojtje politike ndaj qeverisë. ”Ky është një vendim i paralajmëruar nga PD prej tre muajsh. Sot zyrtarisht maxhoranca dhe kryeministri e kanë kthyer PS në mburojë dhe garante të korrupsionit qeveritar. Justifikimet janë qesharake. Të pretendosh se akuzat ndaj Ballukut janë me natyrë politike, ndërkohë që para dy vitesh kërkohej të mos pritej as për t’i hequr mandatin Sali...