Këlliçi: Frika pengon pjesëmarrjen në protestat e PD. 13 vite në opozitë, eksperiment i pa testuar në Ballkan

Këlliçi: Frika pengon pjesëmarrjen në protestat e PD. 13 vite në opozitë, eksperiment i pa testuar në Ballkan

Partia Demokratike vijon aksionin e saj opozitar përmes protestave, megjithëse pjesëmarrja në to ka hapur debat publik.Belind Këlliçi dha disa arsye pse mobilizimi qytetar nuk është i lehtë. Ai nënvizoi se të qenit 13 vite në opozitë është një eksperiment i pa testuar më parë në Ballkan, duke e bërë sfidën e PD-së edhe më të vështirë. “Në 1.1 mln shqiptarë që kanë ikur në 10 vite, shumica e tyre janë opozitarë në mendime sepse ikën dikush që nuk e gjen veten në një vend. Ke një mazhorancë e cila është investuar për ta vrarë nervin e reagimit qytetar. Ne nuk kemi lënë si forcë opozitare asnjë moment asnjë hapësirë për të kritikuar opozitën për të qenë pasiv në këto qëndrimet tona, kemi bërë maksimumin...