Katër orë protestë para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ Hidhen dhjetëra molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, 16 efektivë të plagosur, deputeti i PD përfundon te Trauma
Vijoi për rreth katër orë protesta e opozitës para Kryeministrisë, dhe më pas para Kuvendit. Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike nga protestuesit drejt forcave të rendit, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë. Tensionet ishin të larta dhe nga protesta mbetën të lënduar 16 efektivë policie. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe deputeti Bledion Nallbati. Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, përcolli nga vendngjarja pamje të arrestimit të protestuesve, të cilët hodhën sende të forta drejt policisë. Jo vetëm me forcat e rendit, por protestuesit u përplasën edhe me qytetarët në rrugë, duke...
Burimi:
top-channel.tv