Kasowitz dhe Mishcon de Reya: Prej 365 ditësh e në vazhdim, Veliaj përballet me mohimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor

Kasowitz dhe Mishcon de Reya: Prej 365 ditësh e në vazhdim, Veliaj përballet me mohimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor

Sot shënohet 1-vjetori nga paraburgimi i padrejtë dhe i paligjshëm i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri. Gjatë 365 ditëve të fundit, çështja e Kryebashkiakut Veliaj është bërë shembulli kryesor i përdorimit të tepruar dhe abuzimit me masën e paraburgimit në Shqipëri. Veliaj është mbajtur i ndaluar pavarësisht se nuk ka prova të qarta se ai përbën rrezik arratisjeje, se mund të pengojë drejtësinë, apo se do të mund të kryente sërish krimet e pretenduara për të cilat është akuzuar. Gjatë vitit të kaluar, çështja e Kryebashkiakut Veliaj është shfaqur si shembull flagrant se si demokraci të brishta, si ajo e Shqipërisë, mund të shkelin të drejtat bazë të procesit të...