Kapen 16 emigrantë të paligjshëm, prisnin sinjale për të lëvizur drejt Tiranës
Policia Kufitare e Korçës ka ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom. Ata ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën. Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Kontrollet në zonë vijojnë, ndërsa emigrantët po dërgohen drejt Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
kohajone.com