Kapen 110 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohen dy persona në Athinë, hetime edhe nga policia e Sarandës

Kapen 110 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohen dy persona në Athinë, hetime edhe nga policia e Sarandës

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet greke ka çuar në sekuestrimin e mbi 109 kilogramëve marijuanë në Igumenicë dhe arrestimin e tre personave të dyshuar si pjesë e rrjetit të trafikimit. Ndërkohë, në hetime janë përfshirë edhe strukturat e Policisë Kufitare në Sarandë. Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë në zonën e Nea Selefkias, pranë Igumenicës, ku policia greke ndaloi një automjet tip “BMW” që kishte hyrë në territorin grek nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë. Gjatë kontrollit të mjetit, në sediljet e pasme dhe në bagazh u gjetën 102 pako me gjithsej 109 kilogramë e 364 gramë marijuanë, të fshehura në çanta sportive të zeza. Në pranga përfundoi drejtuesi i automjetit, një shtetas turk 43 vjeç, i cili dyshohet se kishte marrë...