Kaos në aeroportin e Brindisit, Wizz Air braktis në mes të rrugës 400 pasagjerët, u nisën drejt Tiranës po përfunduan në…
udhetaret ne brindisi ITALI- Kompania “Wizz Air” ka braktisur në Brindisi rreth 400 pasagjerë, që do të vinin në Shqipëri përmes dy fluturimeve nga Bologna dhe Bergamo. Këto dy avionë u detyruan të devijonin në aeroportin e Brindisit në orën 03:00 të mëngjesit të datës 7 janar, për shkak të motit të keq në aeroportin shqiptar, ndërkohë që nga kompania janë lënë në mes të rrugës pa asnjë sqarim. Një pjesë e qytetarëve kanë protestuar, ndërsa në mesin e pasagjerëve ndodheshin fëmijë dhe të moshuar. Situata ka shkaktuar kaos në aeroportin e Brindisit, ndërsa një pjesë e mirë e pasagjerëve kaluan portat e kontrollit, sfiduan kordonet e sigurisë dhe u zhvendosën drejt pistës së aeroportit. Situata, e rrezikshme për sigurinë, detyroi ndërhyrjen e policisë aeroportuale të...
Burimi:
zeri.ai