Kampionati i Shahut në QKF Elbasan, një nismë që edukon dhe formon fëmijët

Kampionati i Shahut në QKF Elbasan, një nismë që edukon dhe formon fëmijët

Në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve (QKF) në Elbasan u zhvillua Kampionati i Përvitshëm i Shahut për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë dhe që synon të nxisë zhvillimin intelektual dhe kulturën sportive te fëmijët.Fitues të këtij edicioni u shpallën Erdet Alla nga shkolla “Sule Harri” dhe Arsa Çekani nga shkolla “Jorgji Dilo”, të cilët u dalluan për përqendrimin, strategjinë dhe aftësitë e tyre logjike. Organizatorët i uruan kampionët për suksesin dhe i inkurajuan të vijojnë rrugën e sportit të mendjes.Këtë vit, kursi i shahut është përfshirë si pjesë e rregullt e kurseve që QKF ofron, pas kërkesave të shumta nga nxënësit dhe prindërit. Pjesëmarrja e lartë në kampionat dëshmon interesin gjithnjë e në rritje të fëmijëve për...