Kamioni përplas për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi

Kamioni përplas për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi

Një 37-vjeçar ka humbur jetë dje si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Çepe–Belsh”. Policia bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi ka përplasur me kamion 37-vjeçarin me iniciale E.K. i cili ishte duke drejtuar një motomjet. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital. Top Channel