Kamioni bie në humnerë në Gramsh/ Humb jetën infermierja, shoferi dhe mësuesja në gjendje të rëndë

Kamioni bie në humnerë në Gramsh/ Humb jetën infermierja, shoferi dhe mësuesja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan. Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra. Gazetarja Bruna Kërçyku raporton se për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën infermierja Dëshira Hoxha, ka mbetur e plagosur rëndë mësuesja Albana Boja, si dhe drejtuesi në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit. “Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në...