Kamioni bie në humnerë në Gramsh, dyshohet për dy të vdekur dhe një në gjendje kritike

Kamioni bie në humnerë në Gramsh, dyshohet për dy të vdekur dhe një në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan. Dyshohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.   Top Channel