“Kam ardhur nga rruga”, Stresi kandidatë për në Këshillin Kombëtar të PD

“Kam ardhur nga rruga”, Stresi kandidatë për në Këshillin Kombëtar të PD

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka vendosur të kandidojë për një vend si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Përmes një postimi në Facebook, Stresi sqaron edhe arsyet e këtij vendimi.“Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare”, shkruan ai. “Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të...