Kaloi ilegalisht në SHBA me motor uji dhe hyri Live në rrjetet sociale, agjentët federalë arrestojnë shqiptarin

Kaloi ilegalisht në SHBA me motor uji dhe hyri Live në rrjetet sociale, agjentët federalë arrestojnë shqiptarin

Një shtetas shqiptar, Romeo Bajrami, është akuzuar se ka përdorur një motor uji Sea-Doo të marrë me qira për të kaluar ilegalisht nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara, ndërsa dyshohet se ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook momentin e kalimit përmes lumit St. Clair. Sipas dokumenteve të një çështjeje penale federale të bërë publike të premten, Bajrami ka publikuar pamje nga kalimi i tij, ku shfaqet duke bërë lip-sync me një këngë hip-hop gjatë udhëtimit me motor uji. Mediat e huaja bëjnë me dije se Bajrami, i cili punonte në ndërtim, u akuzua pothuajse një vit pasi policia në Sarnia të Kanadasë kishte lëshuar një urdhër arresti për moskthimin e motorit të ujit të marrë me qira nga kompania Gordon’s Watersports në gusht të vitit 2025. Sipas...