Kalimi i truallit shtetëror në pronësi, Kadastra sqaron dy kategoritë që përfitojnë nga vendimi i qeverisë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët, se tashmë me miratimin e VKM nr. 4, datë 15.01.2026, përcaktohen qartësisht rregullat dhe procedurat për kalimin në pronësi të truallit shtetëror, duke garantuar transparencë, siguri juridike dhe trajtim të barabartë për çdo aplikant. Aplikimi kryhet përmes platformës shtetërore e-Albania, ndërsa dokumentacioni ngarkohet elektronikisht dhe depozitohet pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së përkatëse. Qëllimi: më pak burokraci, më shumë transparencë dhe siguri juridike.Vendimi trajton dy kategori kryesore përfituesish. Së pari, ndërtesat e privatizuara sipas ligjeve nr. 7512, datë 15.08.1991 dhe nr. 7476, datë 12.03.1991. Për këto raste, kushti themelor është që ndërtesa të jetë fituar me kontratë privatizimi nga organi shtetëror përkatës, trualli të jetë pronë shtetërore (dhe jo tokë publike e patjetërsueshme), si dhe pasuria të jetë në posedim...
Burimi:
argjiroja.net