Kakavijë, ndalohet gruaja me 35 mijë euro të padeklaruara në kufi
POLICIA E SHTETIT Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë goditur një rast të mosdeklarimit të shumave monetare në dalje të territorit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijim të punës për parandalimin e paligjshmërive në kufi, në çantën e shtetases D. B. u gjetën 34 700 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas detyrimeve ligjore. Pas veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shtetasja, banuese në Burrel, u procedua ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...
Burimi:
argjiroja.net