Kakavija e bllokuar pa afat, fermerët grekë vijojnë protestën

Kakavija e bllokuar pa afat, fermerët grekë vijojnë protestën

Fermerët grekë do të rikthejnë bllokadat e tyre në një kohëzgjatje të papërcaktuar në rrugën Kakavijë-Janinë, duke sjellë probleme për lëvizjen në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijës. Sipas palës greke, ditën e sotme, nga ora 12:30 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës. Fermerët grekë prej dhjetorit të vitit të kaluar kanë organizuar protestën e tyre kombëtare duke bllokuar akset rrugore në pritje që qeveria të plotësojë...