“Jetonte vetëm dhe vuante nga zemra”, flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në Maliq: Pinte alkool, fëmijët jetojnë në Tiranë dhe Selanik
Një 60-vjeçar u gjend sot i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq, Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60-vjeçari mund të ketë tre ditë që ka ndërruar jetë në banesë. Ai jetonte i vetëm ndërsa dyshohet se konsumonte edhe alkool. Nga këqyrja parapake atij nuk iu gjetën shenja dhune, teksa trupi pritet të dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore. Në lidhje me ngjarjen për korrespondenten e Top Channel, Dhorjela Çule, ka folur vëllai i viktimës, Ylber Mullalli. “Vëllai jetonte vetëm, djalin e ka ne Tiranë, vajzën e ka të martuar ne Plasë dhe jeton në Selanik. Djali rri Tiranë se ka edhe punën. Nuk e di sa ditë ka që ka vdekur, se unë nuk kam qenë. Sot erdha në mëngjes se isha në...
Burimi:
top-channel.tv