Jetoi prej vitesh në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri

Jetoi prej vitesh në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri

Pas një operacioni të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, autoritetet shqiptare kanë arritur të kthejnë në vend Eva Dumanin, që prej vitesh ndodhej në një kamp në Siri. Burimet bëjnë të ditur se në këtë proces janë përfshirë Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të strukturave kundër terrorizmit, në bashkëpunim me autoritetet turke. Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme në aeroportin e Rinasit, pas transferimit nga Turqia me linjën Pegasus. Historia e Evës nis në vitin 2014, kur ishte vetëm 9 vjeç. Babai i saj, Shkëlzen Dumani, e mori bashkë me të vëllanë 7-vjeçar me pretendimin për një udhëtim fundjave në Mal të Zi. Ai kishte kërkuar prokurë nga bashkëshortja për të nxjerrë fëmijët jashtë Shqipërisë. Por udhëtimi rezultoi të...