Jashtë shërbimit, u konfliktua për parkimin dhe nxorri armën, pezullohet polici (VIDEO)
pamje nga ngjarja TIRANË- Policia e Shtetit ka pezulluar punonjësin e policisë, i cili ditën e djeshme u konfliktua dhe kanosi me armë punonjësin e një biznesi në zonën e Laprakës në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në lagjen e Laprakës, ku efektivi i policisë, jashtë orarit të punës, u përfshi në incident duke nxjerrë armën nga brezi. Sipas Policisë, punonjësi i saj, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, u konfliktua me shtetasin D. H. për motive të dobëta dhe dyshohet se e ka kanosur atë me armën e shërbimit. Në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”. Njoftimi: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr....
Burimi:
zeri.ai