“Janë shumë të frikësuar”/ Ish-zv. ministrja socialiste, Irena Beqiraj: Dëshpërimi i keqqeverisjes

“Janë shumë të frikësuar”/ Ish-zv. ministrja socialiste, Irena Beqiraj: Dëshpërimi i keqqeverisjes

Ish-zëvendësministrja socialiste e Financave, Irena Beqiraj teksa ka komentuar protestat masive të qytetarëve thotë se “dëshpërimi është pasojë e keqqeverisjes”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo i ka cilësuar protestat si një shprehje të drejtpërdrejtë qytetare dhe si transformim të zhgënjimit e dhimbjes në një akt publik. Beqiraj shprehet se protestat, të cilat sipas saj janë etiketuar si “pa kokë, pa emër dhe pa numër”, kanë treguar se qytetarët janë larg apatisë dhe po ushtrojnë detyrën e tyre qytetare. “Janë kapur të papërgatitur, sepse kjo protestë është ndryshe . Në sheshe janë ato që guxojnë të flasin me zë të lartë, janë ata që nuk kanë nevojë për protagonizëm, janë ata që nuk veprojnë të drejtuar nga ambicia për të qënë të...