“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në kërkesë, Xoxa ka përmendur shtatzëninë, si edhe komplikacione shëndetësore që, sipas saj, i kanë përkeqësuar gjendjen kohët e fundit. Kërkesa është aktualisht në pritje të shqyrtimit nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është edhe gjyqtare themeli në procesin ndaj Veliajt dhe personave të tjerë të përfshirë. Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e...
Burimi:
gijotina.com