“Jam qytetar shqiptar dhe grek”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, Eduart Subashi: Gardhi i vendosur duket si në Palestinë, pronën e kam me dokumenta

“Jam qytetar shqiptar dhe grek”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, Eduart Subashi: Gardhi i vendosur duket si në Palestinë, pronën e kam me dokumenta

Eduart Subashi, personi i dhunuar nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec, u shpreh se si qytetar i Vlorës kishte dalë për të kërkuar të drejtën e tij, për një pronë që tha se e zotëron me dokumenta. Në një lidhje live në “Breaking” me Dafina Hysën, Subashi u shpreh se gardhi i vendosur i përngjan situatës në Palestinë, duke shtuar se si qytetar shqiptar dhe grek i është bllokuar edhe rruga e fshatit ku ai jeton. Subashi shtoi se si ai janë edhe rreth 300 qytetarë të tjerë, të cilët nuk janë informuar për projektin në Zvërnec. “Isha thjesht duke pyetur pse ishte vënë ai gardh atje dhe pse është mbyllur rruga e fshatit ku ne vijmë. Unë jam banor i Zvërnecit. Unë jam...