Ja tenderat korruptivë në dosjen hetimore të SPAK për AKSHI-n, dyshime për pagesa fiktive dhe përfitime nga Ergys Agasi

Ja tenderat korruptivë në dosjen hetimore të SPAK për AKSHI-n, dyshime për pagesa fiktive dhe përfitime nga Ergys Agasi

Dosja hetimore e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) evidenton një numër të madh procedurash prokurimi, ku për qëllime të hetimit janë ndarë në tre kategori: prokurime të realizuara në periudhën kur dokumentohen takimet midis Ergys Agasit, Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiri; prokurime të lidhura me subjektin “ABS” sh.pk ku përfshihen tërheqjet nga ankimimet por jo vetëm, si dhe prokurime që lidhen me aktivitete fiktive të kryera nga “EA Solution” në favor të “Soft & Solution” sh.p.k. Sipas dokumenteve të SPAK, ndër procedurat e prokurimit të analizuara gjatë takimeve mes Agasit, Karçanajt, dhe Beqirit rezultojnë kontrata për “Mirëmbajtjen e sistemit të ATP-WEB-GIS për Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Procedurë e Hapur” me fond limit...