Ja si Balluku ruan pushtetin te drejtorët, si e vulosi koncesionin për familjen e besnikut të saj, Bledian Dalipaj

Ja si Balluku ruan pushtetin te drejtorët, si e vulosi koncesionin për familjen e besnikut të saj, Bledian Dalipaj

Pavarësisht problemeve me drejtësinë dhe kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit, Belinda Balluku duket se vazhdon të ruajë pushtetin e saj të madh brenda mazhorancës socialiste, pasi vartësit e saj me të cilit ka firmosur tendera të dyshimtë ende vazhdojnë të mbajnë poste të larta, madje disa prej tyre janëfuqizuar edhe më shumë.   Disa javë më parë qeveria emëroi AmiKozelin në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kozeli është njënga njerëzit me të afërt të Ballukut, pasi ka mbajtur postin e zëvendësministrit dhe është i përfshirë drejtpërdrejt në pazaret e Ballukut nën tavolinë. Por në çfarë skandali është përfshirë AmiKozeli me Ballukun? Skandali Konkretisht në 2 gusht 2022, Ministria e Infrastrukturës ka shpallur njoftimin për dhënien me koncesion/PPP për Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe...