Iu konfiskua apartamenti, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e një apartamenti në pronësi të shtetasit L.D., duke rrëzuar ankimin e paraqitur nga B.D. dhe L.D. Vendimi u shpall këtë të martë, më 27 janar 2026, dhe parashikon kalimin e pasurisë në favor të shtetit, si dhe ekzekutimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës. Më herët SPAK kërkoi një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por togat e zeza të GJKKO-së vendosën 6 muaj burg, të cilat do t’i konvertoheshin në...
Burimi:
top-channel.tv