Iu gjetën 1000 fara kanabisi në automjet, arrestohen në flagrancë 66-vjeçari në Tiranë
Një 66-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi i janë gjetur plot 1 mijë fara kanabisi në automjetin e tij. Blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi L. K., 66 vjeç, i cili në momentin e arrestimit ndodhej brenda automjetit të tij te Kthesa e Kamzës. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seeds”. Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të farave të cannabisit, me qëllim kultivimin e tyre. Vihet në pranga një 66-vjeçari të cilit u gjetën 1000 fara kanabisi, gjatë kontrollit në automjetin e tij. Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin...
Burimi:
top-channel.tv