Italianët votojnë me ”JO” ndaj ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

Italianët votojnë me ”JO” ndaj ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pasi numërimi i votave për referendumin për drejtësi në Itali po shkon drejt fundit. Qytetarët thonë ”JO” ndryshimeve në drejtësi, të propozuara nga qeveria italiane. Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Meloni ka deklaruar se qeveria në Itali e respekton vendimin që qytetarët kanë marrë në referendum. Për të qeveria italiane do të ecë përpara me punët e nisura, me vendosmëri dhe respekt për popullin italian. “Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, ka shkruar Meloni krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.