“Ishte i nivelit mesatar”/ Sot testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët: Kishim kontrolle të rrepta
Jashtë ambienteve të shkollave, emocionet ishin po aq të forta sa edhe brenda klasave, ku maturantët po i nënshtroheshin provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Prindërit prisnin me ankth përfundimin e testit për të dëgjuar përshtypjet e para të fëmijëve të tyre. “Vajza ime ka studiuar shumë. Është shumë e përgjegjshme. Gjatë natës pothuajse nuk ka fjetur fare, duke përsëritur autorët e letërsisë dhe gjithë programin e gjuhës shqipe”, tha Gjystina Golloshi, avokate. Gjystina Golloshi është avokate me profesion dhe thotë se vajza e saj synon të ndjekë të njëjtën rrugë, atë të drejtësisë. Edhe dy fëmijët e tjerë të familjes kanë zgjedhur të studiojnë në këtë fushë. “Unë jam avokate me profesion. Në fakt të tre kanë qenë...
Burimi:
sot.com.al