Ishin nisur drejt Rinasit nga Bergamo dhe Bologna, 350 pasagjerë bllokohen në Brindisi: Kompania ajrore nuk na ka dhënë asnjë shpjegim

Ishin nisur drejt Rinasit nga Bergamo dhe Bologna, 350 pasagjerë bllokohen në Brindisi: Kompania ajrore nuk na ka dhënë asnjë shpjegim

Rreth 350 pasagjerë, të cilët udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit, janë kthyer për shkak të motit të keq dhe kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Brindisit. Pasagjerët, të cilët kishin si destinacion përfundimtar Shqipërinë, vijojnë të qëndrojnë në aeroportin e Brindisit. Për shkak të mungesës së informacionit dhe zgjidhjeve nga kompania ajrore, ata kanë protestuar dhe vazhdojnë protestën, duke penguar edhe zhvillimin normal të proceseve dhe shërbimeve në aeroportin e Brindisit. Sipas pasagjerëve, kompania ajrore Wizz Air i ka braktisur, duke i lënë në aeroport pa akomodim, transport alternativ apo sqarime të qarta për vazhdimin e udhëtimit. Top Channel