Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
“Ishin në prag divorci”/ DETAJE-Burri e la gruan të pajetë në urgjencë, vetë u kthye në banesë
pamje nga vendngjarja VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Orikum ku Sose Xhebroi u dhunua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroi i cili më pas kreu vetëvrasje. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në konflikt e sipër mes çiftit, ku burri dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka transportuar atë në urgjencën e spitalit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete. Vetë 50-vjeçari pasi e ka lënë gruan në spital është kthyer në banesë, ku më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri. Të afërmit e çiftit kanë deklaruar se kohët e fundit marrëdhënia mes bashkëshortëve ishte e tensionuar dhe ata ndodheshin në prag të ndarjes./ZËRI