Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg

Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg

Gjykata e Tiranes ka dënuar me 23 vite burg ish-policin Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen me dashje të dy personave gjatë vitit 1997. Vendimi lidhet me vrasjen e Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ngjarje e ndodhur në një nga periudhat më të vështira për vendin. Çela, 56 vjeç, iu dorëzua autoriteteve shqiptare gjatë verës së kaluar për të vuajtur dënimin, pasi për vite me radhë kishte qëndruar jashtë vendit. Gjykata e Tiranës, përmes këtij vendimi, ka konsideruar se i pandehuri nuk kishte pasur dijeni të plotë për proceset e mëparshme gjyqësore të zhvilluara në mungesë të tij, duke e çuar çështjen drejt rigjykimit. Sipas dosjes gjyqësore, më 10 shkurt 2014, Çela kishte firmosur nga Pensilvania një shkresë, përmes së cilës ia kalonte kompetencat përfaqësuese...