Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar si thirrje për dhunë dhe përçarje. Në reagimin e tij publik, Balla i referohet deklaratave të Berishës për selitë e Partisë Socialiste, duke theksuar se çdo nxitje për sulme apo akte të dhunshme përbën shkelje ligjore dhe duhet të vlerësohet nga organet kompetente. Sipas Ballës, thirrjet publike për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe përfshirja e qytetarëve në veprime të paligjshme janë çështje serioze që kërkojnë reagim institucional. Ai u bëri gjithashtu thirrje mbështetësve të opozitës që të mos përfshihen në situata që mund të sjellin pasoja ligjore. Reagimi i ish-ministrit vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa deklaratat mes palëve kanë rritur tonet e...