Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar kërkojnë rikthim, KPA rrëzon 13 kërkesa

Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar kërkojnë rikthim, KPA rrëzon 13 kërkesa

Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelit janë gjetur fajtorë nga drejtësia. Nga 29 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që deri më tani kanë kërkuar rishikim vendimi pa pritur Strasburgun, pretendimet e 13 prej tyre janë shqyrtuar në dhomë këshillimi. Trupat gjykuese të përbërë nga anëtarët Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë shqyrtuar kërkesat dhe duke vendosur mos pranimin e tyre. Janë rrëzuar kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi. Kundërshtimi i të shkarkuarve ku insistohet rihapje procesi në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt...