Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit
Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT. Burime bëjnë me dije se administrata dhe deputetët që prej mëngjesit të sotëm nuk ka pasur akses në kompjuterat dhe adresat e emailit. “Homeland Justice” i ka publikuar emailet në Telegram. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Sulmet kibernetike ndaj Qeverisë së Shqipërisë janë të motivuara politikisht dhe prapa tyre qëndrojnë aktorë që janë të lidhur me Qeverinë e Iranit. Ky është rezultati i analizës së kompanisë amerikane Microsoft, më 8 shtator 2022, e cila në mënyrë të detajuar ka analizuar sulmin ndaj serverëve shtetërorë në Shqipëri. Gjatë sulmit kibernetik të regjistruar në 15 korrik, u pamundësua përdorimi i portalit e-Albania, që është portal shtetëror, i cili ofron...
Burimi:
gijotina.com