Irani godet edhe Arabinë Saudite, 2 të vrarë dhe 12 të plagosur

Irani godet edhe Arabinë Saudite, 2 të vrarë dhe 12 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile saudite. Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë dy shtetas të huaj që jetonin në zonë: një shtetas indian dhe një shtetas nga Bangladeshi. Nga shpërthimi janë plagosur edhe 12 persona të tjerë, ndërsa ndërtesat përreth kanë pësuar dëmtime. Incidenti ka rritur tensionet në rajon, ndërsa autoritetet saudite dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të siguruar zonën. Më herët, ushtria amerikane paralajmëroi se regjimi iranian po lëshon raketa balistike dhe dronë nga zona civile me popullsi të dendur, duke rritur rrezikun për...