Investimet e huaja direkte në Shqipëri arrijnë 1,64 miliardë euro më 2025
Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhduan të rriten për të pesti vit radhazi, duke arritur një nivel historik prej 1,64 miliardë eurosh në 2025-ën. Sipas raportit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte shënuan rritje prej 3,5%, krahasuar me vitin 2024. Banka e Shqipërisë nënvizon se rritjen vjetore e kanë mbështetur kryesisht investimet e reja. Këto të fundit arritën vlerën e 798 milionë eurove, në rritje me 13,5% në krahasim me një vit më parë, ndërsa fitimet e riinvestuara u vlerësuan 837 milionë euro. Të dhënat tregojnë se fitimet e riinvestuara mbeten pjesa më e madhe e strukturës së investimeve të huaja, duke përbërë mbi 51% të totalit vjetor. Vetëm gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 flukset hyrëse të investimeve...
Burimi:
sot.com.al