Investime në luftën kundër tumoreve, Ministrja Sala: Pajisje të reja tek Onkologjiku në QSUT
Spitali onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë këtë vit do të riorganizohet plotësisht. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala deklaroi se bordi i tumoreve në QSUT në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano ka miratuar 38 protokolle të unifikuara trajtimi. Ndërkohë do të shtohen pajisjet per zbulimin dhe trajtimin e kancerit. “Për akseleratorin e tretë, i cili është instaluar, po bëhet kolaudimi nga ekspertët bërthamorë e do nisë së shpejti funksionimin. Po bëhet trajnimi i stafit për leximin e ekzaminimeve të PET scan. Ndërkohë, problem ekzistues është aparatura e Brakiterapisë, e cila brenda vitit do të instalohet e re dhe do të vihet në punë falë bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Shtimi i barnave inovatore...
Burimi:
kohajone.com