Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave

Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së”, organizuar në Vlorë nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj. Spiropali iu bashkua panelit të diskutimit në krah të raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard dhe Ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Gabriel Ventura. Në hapje të fjalës së saj, Spiropali u ndal në rezultatet konkrete që e kanë afruar Shqipërinë më pranë familjes europiane. “Në vetëm 13 muaj, nga tetori 2024 deri në nëntor 2025, falë një vizioni të qartë, pune të ditëpërditshme, përpjekjesh të përbashkëta dhe një koordinimi të vendosmerisë politike me aftësinë institucionale, kemi hapur, së bashku me Komisionin Europian dhe me...