Integrimi në BE, Kryeministri Rama: Proces historik, por me shumë ngarkesë. Sfida e sfidave është…
Kryeministri Edi Rama thotë se procesi i integrimit në BE është një proces historik dhe që rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit. Rama tha se procesi ka shumë ngarkesë. Ai tha se viti 2027 duhet ta gjejë Shqipërinë me objekte të realizuara. “Unë, së bashku me zëvendëskryeministren e pamë të arsyeshme që këtë prezantim ta bënim hapur, sepse është shumë e rëndësishme që opinioni publik të ketë një ide për të gjithë kompleksitetin këtij procesi. Ndërkohë çka flitet në publik, është shumë e reduktuar në gjëra, ose është shumë bazike ose tërësisht pa lidhje në këtë proces. Sigurisht që procesi ka shumë ngarkesë. Realisht është për t’u përgëzuar i gjithë ekipi i negociatave, ashtu si kundër është për t’u përgëzuar puna e ministrave...
Burimi:
kohajone.com